Tuesday, January 7, 2014

Meshkujt do të zhduken, femrat do ta marrin primatin



Sipas shkencëtares më të njohur australiane Jenny Graves meshkujt do të zhduken në pesë milionë vjet kurse procesi mund të ndihet që tani.
“Brishtësia e natyrshme” e kromozomit seksual mashkullor do të çojë në dështimin e meshkujve, thotë Profesoresha Graves, kurse shton se meshkujt janë në kohë të huazuar.
Ajo pretendon se meshkujt si lloj janë drejtuar drejt zhdukjes së përgjithshme kurse procesi si i tillë tashmë ka filluar.
Profesoresha dhe shkencëtarja Graves e cila është shkencëtarja më me influencë në Australi, beson se gratë do ta fitojnë betejën e gjinive në mënyrën më definitive të mundshme.
Profesoresha Graves parashikim e saj e mbështet tek numri i gjeneve në kromozomet e meshkujve dhe femrave dhe në shëndetshmërinë e tyre.
Ajo thotë se brishtësia e pandërprerë e kromozomit mashkullorë Y është në rritje e sipër kështu që meshkujt janë duke rrëshqitur drejt zhdukjes përkundër kromozomit femërorë X e cila është me e shëndetshme dhe për më tepër vajzat dhe gratë kanë dy kromozome e cila i jep besim që gratë do të mbizotërojnë meshkujt në një të ardhme të largët.
Kromozomi Y apo kromozomi mashkullor përndryshe nga kromozomi X apo kromozomi femëror, në fillim filloi me shumë gjene përkundër kromozomit femëror, por me kalimin e miliona vjetëve kromozomi mashkullor u shpërbë shumë duke lënë më pak se 100 gjene në njeriun modern dhe atë vetëm për nga ngjashmëria.
Për më shumë femrat kanë dy kromozome X kurse evitimi dhe ndihmesa në sajimin e gabimeve tek to është më e riparueshme për çka jeton dhe më gjatë.
Ky është çelësi i mbizotërimit në të ardhmen nga femrat sipas shkencëtares australiane.
“Kromozomi X është e gjitha çka ka kromozomi Y kurse kromozomi X në vetvete ka një mik e cila mund ti ndihmojë ta riparojë veten”, thotë Graves.
Gjatë fjalimit të saj në Akademinë Australiane të Shkencave ajo la dhe nuk la mbresa tek shkencëtarët e tjerë.
Kurse ekspertët u kanë bërë thirrje burrave që të mos kenë panik.
Profesor Robin Lovell nga Instituti Kombëtar për Kërkime Mjekësore në Londër i ka hedhur poshtë gjetjet e profesoreshës Graves, duke thënë se Kromozomi Y nuk ka humbur asnjë gjen për të paktën 25 milion vjet.
Ndërsa profesor Chris Mason, nga universiteti i Londrës tha se edhe në qoftë se pretendimet e shkencëtares australiane janë të sakta për pesë milionë vjet shkenca do të gjejë një mënyrë që ta shpëtojë Kromozomin Y nga shkatërrimi dhe zhdukja dhe situata nuk do të jetë aq shqetësuese sa paraqitet.
Me gjithë pretendimin se meshkujt do të zhduken, Profesoresha Graves mendon se e ka gjetur edhe zgjidhjen e problemit.
Ajo tha se kur kromozomi Y apo kromozomi mashkullorë të shuhet dhe vdes mund të krijohet një tjetër kromozom i cili do ta marrë rolin e kromozomit aktual duke çuar në krijimin e një specie tjetër të mashkullit.
Për këtë ajo tha se marrë që tani sepse procesi i zhdukjes mashkullore tashmë ka filluar.

No comments:

Post a Comment