Thursday, January 9, 2014

Faraoni Toutankhamon u balsamos “në orgazëm” dhe pa zemër

Studiuesit kanë hedhur dritë mbi disa mistere që lidhen me varrosjen e djaloshit faraon Tutankhamon në Egjipt.
Sipas një artikulli të profesoreshës Salima Ikram, i publikuar në revistën "Études et Travaux", faraoni është balsamosur i eksituar, me penisin në kënd 90 gradë.

Gjithashtu, mësohet se faraoni, që u ngjit në fron në moshën 10-vjeçare, është varrosur pa zemër në një arkivol të veshur me një lëng të zi, që krijonte idenë se ai po digjej në flakë.

Sipas profesoreshës Ikram këto mistere lidhen me përpjekjen për të bërë që faraoni të dukej si Osiride, mbreti i ferrit. Gjithçka kishte si qëllim të anulonte revolucionin e organizuar nga babai i faraonit Tutankhamon, Akhenaton, i cili donte ta orientonte besimin e egjiptianëve rreth kultit të Ateonit, deri në shkatërrimin e plotë të imazhit të “Zotave” të tjerë

No comments:

Post a Comment